TË FUNDIT

Finlanda e përkushtuar për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Një tjetër takim e ka zhvilluar kreu qeveritar, Albin Kurti, kë kuadër të pjesëmarrjes në Konferencën e Sigurisë në Mynih.

Kryeministri takoi kryetaren e Grupit të Miqësisë ndërmjet Kosovës dhe Finlandës, Tytti Tuppurainen.

Me parlamentaren finlandeze shefi i qeverisë diskutoi për zhvillimet e fundit në Kosovë, bashkëpunimin e deritanishëm dhe marrëdhëniet ndërmjet të dyja vendeve.

Tuppurainen, shprehu përkushtimin dhe mbështetjen e saj për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës dhe integrimin e saj në Bashkimin Evropian.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *