POLITIKATË FUNDIT

RMV: Inspektorati Shtetëror për Ndërtimtari dhe Urbanizëm në aksionin e sotëm me qëllim të luftimit të ndërtimeve pa leje

Inspektorati Shtetëror për Ndërtimtari dhe Urbanizëm në aksionin e sotëm me qëllim të luftimit të ndërtimeve pa leje hasi në numër të madh të objekteve të cilat nuk posedojnë dokumentacionin e duhur ligjor i nevojshëm për ndërtim të objektit.
Aksioni u realizua në territorin e komunës së Shuto Orizarës.
Përgjatë periudhës së kaluar, një numër i madh i ankesave dhe parashtresave nga qytetarëve dhe banorëve si dhe Prokurorija Themelore Publike u parashtruan deri tek Inspektorati, të cilat i takojnë Komunës së Shuto Orizarës me çka Drejtori i Inspektoratit Shtetëror për Ndërtimtari dhe Urbanizëm z.Zuhejr Rexhepi parashtroi urdhër për mbikqyrjen inspektuse.
Inspektorati Shtetëror për Ndërtimtari dhe Urbanizëm ka për qëllim të vepron kundër tërbimit të mafisë urbane e cila një periudhë të gjatë mbizotëron në Komunën e Shuto Orizarës.
Në bashkëngjitje ju ofrojmë fotografi nga aksioni i realizuar sot.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *