Sulmi i Grenell ndaj Albin Kurtit, Arlind Qori: E rrezikshme! Edhe Rama punon kundër Kurtit
Drejtuesi i “Lëvizja Bashkë”, Arlind Qori, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, e dënoi deklaratën e emisarit të Trump, Grenell, kundër Kurtit, duke e cilësuar si ato që bëheshin gjatë Luftës së Ftohtë.
“Një deklaratë si ajo e Grenell, është e rrezikshme, ndikon në zgjedhje. Deklarata të tilla janë bërë në Luftën e Ftohtë, por ka qenë logjika e Luftës së Ftohtë. Ndërsa këtu jemi në të njëjtin kamp gjeopolitik. Problemi i madh me sa kuptoj unë, nuk janë deklaratat e Grenell, por një kaos i brendshëm.
Dëgjon çudira, se si do të mbyllim Departamentin e Edukimit. Problemi këtu është kaosi që po prodhon kjo administratë në marrëdhëniet ndërkombëtare.
Edi Rama jo vetëm punon, por ka edhe qëndrime publike kundër Kurtit. Në vitin 2021 kur Vetëvendosje fitoi nuk mbeti parti opozitare pa thënë jemi edhe ne si ata. Prej atij momenti e tutje, zoti Kurti nuk ka patur asnjë deklaratë mbështetje nga Shqipëria përveç meje si kryetar i “Lëvizja Bashkë”.
Qeveria e Vetëvendosjes është nën presion të gjithanshëm, të pandershëm edhe nga oligarkët, pronarët e mediave, Klan Kosova është si Frangaj me Samir Manen bashkë.
Ne kemi guximin të themi të vërtetën. Kurti dhe Vetëvendosja kanë të drejtë dhe unë e them. Versioni jemi me ju kur ju shkon puna mbarë, por kur komplikohen heshtin, nuk i shkon për shtat “Lëvizjes bashkë”- tha Qori.