TË FUNDIT

Kush është personi nga Vitia i cili për 20 vite qëndron në krah të Albin Kurtit!

Nëse ka një emër që duhet të kujtohet për besnikërinë dhe sakrificën në rrugëtimin e Lëvizjes Vetëvendosje, ai është Nijazi Isaku. Që nga vitet e para të kësaj lëvizjeje, ai nuk ka qenë thjesht një aktivist – ai ka qenë në vijën e parë të rezistencës, duke sfiduar dhunën dhe përndjekjen për idealin e tij të pandryshuar: një Kosovë e drejtë dhe sovrane!

Por ka një moment që mbetet i gdhendur në kujtesën e shumë aktivistëve të Vetëvendosjes, kur Nijazi Isaku u bë mburoja e gjallë e Albin Kurtit. Ishin vitet e protestave më të egra, kur shteti nuk kursehej nga dhuna ndaj aktivistëve të Lëvozjes. Në mes të kaosit, kur forcat policore sulmonin protestuesit, Nijazi Isaku u rreshtua përkrah Albin Kurtit, duke e mbrojtur nga goditjet dhe përpjekjet për arrestim! Në atë kohë, ai nuk ishte thjesht një emër mes aktivistëve – ai ishte simboli i rezistencës që nuk thyhet!

Nga aktivizmi në institucione – Vijon luftën për drejtësi, “cep më cep”!

Nijazi Isaku nuk u ndal me kaq. Nga rrugët e protestës ai vazhdoi të jetë një zë i fuqishëm edhe brenda institucioneve. Që nga viti 2015 deri në vitin 2021 ishte pjesë e Ndërmarrjes më të madhe në Prishtinë, “Ndërmarrjen Publike Banesore – Npb” në pozitën e Sekretarit ku tregoi profesionalizëm e përkushtim. Gjatë viteve 2017-2021, ai u zgjodh asambleist i Vetëvendosjes në Kuvendin Komunal të Vitisë, duke mbrojtur interesat e qytetarëve me të njëjtin guxim si në protesta. Në vitin 2021, ai hyri në Kuvendin e Kosovës si deputet, duke u bërë pjesë e legjislaturës së VIII-të dhe duke sjellë në politikën parlamentare shpirtin e paepur të rrugës dhe të aktivizmit.

I përndjekur, i arrestuar, i rrahur, por kurrë i dorëzuar!

Nga një aktivist në radhët e para të betejës deri te përfaqësimi i qytetarëve në Kuvend, ai ka treguar se nuk ndryshon as qëndrim, as parime! Për vite me radhë, ai ka mbajtur barrën e organizimit në Vetëvendosje, duke shërbyer si kryetar i Pikës së qytetit të Vitisë në dy mandate dhe si Sekretar Organizativ i Qendrës për një mandat. Nga viti 2018 deri më 2022, ai mbajti pozitën e Kryetarit të Qendrës së Vetëvendosjes në Viti, ndërsa sot është Nënkryetar i parë i qendrës.

Sot, ai vazhdon të punojë për të përhapur vizionin e Vetëvendosjes “cep më cep”, duke qenë pranë qytetarëve, në çdo cep të Kosovës, ashtu siç ka qenë gjithmonë – në vijën e parë të betejës për drejtësi!

Me numrin 72, ai kërkon të vazhdojë betejën për një Kosovë sovrane, njësoj siç e nisi – me zemër dhe guxim!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *