Devolli dhe Serbia me kompani të përbashkët lobuese? (Dokument)
Kompania lobuese e kontraktuar nga kompania Devolli Corp, “BGR Group” është e njëjta kompani të cilën qeveria e Serbisë e ka kontraktuar si kompani përfaqësuese të saj për lobim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
OpenSecretes platforms është një platformë e cila gjurmon shpenzimin e parave në politikën e ShBA dhe efektin e tyre në zgjedhje dhe politika publike. Në këtë platformë janë të regjistruara komnpanitë e ndryshme lobuese në ShBA me listën e klientëve të këtyre kompanive lobusee. Klient i kësaj platforme është shfaqur edhe kompania “Devoll Corp”. Sipas saj, kompania “Devolli Corp” gjatë vitit 2024 ka shpenzuar 370 mijë dollarë për kompaninë lobuese të angazhuar “BGR Group” (foto 1). Devolli Corp përmes kësaj kompanie ka katër lobues të angazhuar.
Nësë hulumtohet më tej shihet se e njëjta kompani e lobimit e kontraktuar nga “Devolli Corp”, pra “BGR Group” figuron se është kontraktuar edhe nga Qeveria e Serbisë. Sipas platformës, shuma e shpenzuar nga përfaqësuesit e Qeverisë së Serbisë për këtë kompani lobuese është 240 mijë dollarë (foto 2.)
Për “Devolli Corp” kjo nuk është hera e parë që bashkëpunojnë me këtë kompani lobimi. Me kompaninë “BGR Group” “Devolli Corp” ka bashkëpunuar edhe në vitin 2023, në atë vit ka shpenzuar 150 mijë dollarë. Duket se kjo kompani lobimi është përkujdesur edhe për sigurimin e biletave dhe prezencës së Shkëlqim Devollit në inagurimin e presidentit të ShBA-ve, Donald Trump.