Opozita s’ka as ideale e as ide
Opozita s’ka as ideale e as ide
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje! Albin Kurti, në tubimin e mbajtur dje në Gjilan tha se opozita e tanishme s’ka as ideale e as ide.
Kurti u shpreh se Lëvizja Vetëvendosje ka përvojë të gjatë në opozitë, dhe që e dijnë më mirë se kushdo tjetër që për të qenë në opozitë duhet pasur ideale dhe ide. Mirëpo, sipas Kurtit opozita e tanishme nuk ka as ideale dje as ide, duke i quajtur ata dembela të paditur.
Lëvizja Vetëvendosje dje ka mbajtur një tubim madhështor në Gjilan, ndërsa sot pritet të vazhdojë me tubime në Shtime nga ora 16:00 dhe Ferizaj nga ora 19:00.