Ministri Murati përgënjeshtron Bedri Hamzën
Ministri Murati përgënjeshtron Bedri Hamzën
Ministri i Financave Hekuran Murati, ka reaguar ndaj premtimit zgjedhor të kandidatit për kryeministër të PDK, Bedri Hamza.
Bedri Hamza ka premtuar rritje 50% të pensioneve për kategoritë e luftës. Ministri Murati ka reaguar ndaj këtij lajmi duke thënë se “kur ka qenë në Qeveri herën e fundit, i ka rritë 0%”.
Kujtojmë që Hamza ishte Ministër i Financave për herë të fundit në periudhën 2017-2019, kur nuk ka pasur asnjë rritje në skemat pensione.
Qeveria Kurti ka rritur pensionet dy herë gjatë mandatit të saj, e që nga muaji janar 2025 kjo rritje është reflektuar edhe te kategoritë e luftës.