Kurti premton 1 miliard euro për ndërmarrjet prodhuese
Kurti premton 1 miliard euro për ndërmarrjet prodhuese
Kryeministri Albin Kurti, gjatë vizitës së sotme në fabrikën MEKA, u zotua që në mandatin e ri do t’i ndaj 1 miliard euro për prodhuesit vendor.
Kurti tha se mbështetja e biznesve prodhuese është kyçe për zhvillimin e vendit dhe rritjen e mirëqenies shoqërore, andaj mbështetja do të vazhdojë e të rritet në mandatin e tij të ardhshëm.
Pronarët e fabrikës u shprehën falenderues ndaj Qeverisë për mbështetjen e vazhdueshme, e në mënyrë të veçantë në kornizën ligjore në përmirësimin e pozitës së prodhuesve vendor.