TË FUNDIT

Kurti: Buxhetin për komunat e rritëm për 44%

Kryeministri Albin Kurti, në tubimin e mbajtur sot në Kaçanik, tha që buxheti për komuna është rritur për 44% gjatë qeverisjes së tij.

Kurti u shpreh se anipse qeverisim vetëm në 6 komuna, 2 komuna në veri e 4 komuna në jug, si Kryeministër i vendit komunat kanë pasur mbështetjen e Qeverisë pa dallim, cep më cep të Republikës.

Nga 547 milionë euro sa ishte buxheti për komuna në vitin 2021, buxheti është rritur në 788 milionë euro në vitin 2025, pra 241 milionë euro apo 44% më shumë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *