POLITIKATË FUNDIT

Skandaloze: Berat Buzhala, kryeredaktorja dhe gazetarët e “Nacionales” fshihen prapa grupit “Intelektualët” në facebook i cili fyen e linçon Kurtin dhe eksponentët e Vetëvendosjes

Tashmë kur ka filluar fushata zgjedhore për zgjedhjet e 9 shkurtit, profile e grupe të ndryshme nëpër rrjete sociale e që në shumicen e rasteve janë anonime janë angazhuar duke propaganduar për partitë të ndryshme politike.

Deri këtu është gjithçka në rregull duke qenë se secila parti ka aktivistë e militantë të saj të cilët qoftë me profile të rreme apo të vërteta bëjnë fushatë duke e përkrahur partinë e tyre të preferuar apo duke e goditur partinë kundërshtare.

Ditë më parë portali “Nacionale” të cilin e udhëheq pseudogazetari Berat Buzhala publikoi disa “hulumtime” duke i zbërthyer disa profile “të femrave” në facebook të cilët propagandonin për Lëvizjen Vetëvendosje.

Sipas zbërthimit të Nacionales këto profile janë fake sepse prapa tyre qëndrojnë zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje të cilët po linçojnë kundërshtarët politik mirëpo për këtë ata nuk shpaluan asnjë dëshmi.

Por në fakt vet “gazetari” Berat Buzhala me punëtorët e tij të “Nacionales” kanë krijuar një grup në facebook me emrin “Intelektualët”. Në këtë grup të mbyllur i cili aktualisht ka mbi 8000 anëtarë ka më tepër se një muaj që shpërndahen dezinformata, linçime, e propagandë kundër kryeministrit Kurti dhe partisë Lëvizja Vetëvendosje e eksponentëve të saj, duke përfshirë ministra e deputetë.

Vet “gazetari” Berat Buzhala disa herë u ka bërë thirrje ndjekësve të tij që t’i bashkohen grupit të “intelektualëve” në facebook duke tentuar ta paraqiste si një grup i krijuar nga qytetarë të pavarur

Por nëse bazohemi tek të dhënat e facebook shihet se administratore e këtij grupi është hiq më pak se kryeredaktorja e gazetës “Nacionale” Dafina Demaku dhe gazetari Col Mehmeti i cili i është bashkuar së fundmi “Nacionales”, ndërsa moderator është Lend Krasniqi që ka kohë që punon në këtë portal.

Këto veprime të Buzhalës dhe gazetarëve të tij duke u fshehur prapa grupeve të ndryshme në rrjetet sociale cënojnë rëndë etiken dhe profesionalizimin e gazetarisë, përfshirja e gazetarëve në fushata linçuese e propagandë kundër partive apo individëve të ndryshëm është e ndaluar edhe me Kodin Etik të Mediave të Shkruara në Kosovë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *