Rrustemi: Shantazhi nuk funksionoi, prandaj Radojçiq iku në Serbi dhe prej atje publikon biseda
Permes postimit ne facebook ka reaguar deputeti i Levizjes Vetevendosje Adnan Rrustemi ne lidhje me raportimet e fundit ne lidhje me shefen e grupit parlamentar Mimoza Kusarit. Mes tjerash ai shprehet keshtu:
“Publikimi i incizimit, e edhe montazheve të atij incizimi kundër Mimozës, vetëm sa e vërteton se shantazhi i synuar nuk ka funksionuar.
Por çfarë duhet të pyesim është se, çfarë incizime paska e që nuk janë publikuar, por kanë detyruar tërheqjen e fletëarrestit për Millan Radoiçiqin?
Çfarë duhet të pyesim është se, çfarë incizime paska e që nuk janë publikuar, por që i kanë detyruar e i detyrojnë edhe sot që të bënjë koalicion me Listën Serbe?
Çfarë duhet të pyesim është se, çfarë incizime paska e që nuk janë publikuar, që e detyrojnë Bedri Hamzën të takohet skutave me Listën Serbe?
Dhe në fund, pse bash Berat Buzhalën e Vehbi Kajtazin i zgjodhi terroristi Radoiçiq për t’ua dhënë këto incizime?”