POLITIKATË FUNDIT

Zëdhënësja e EULEX-it: Situata e sigurisë në pjesën veriore të Kosovës është shqetësuese

Ioanna Lachana, zëdhënësja e EULEX-it, e ka cilësuar shqetësuese situatën në veri të Kosovës.

Lachana apelon për ndalim të dhunës dhe prishje të rendit publik.

Më tej, ajo shton se barrikadat e vendosura nga serbët në veri duhet të largohen menjëherë.

“Gjatë ditëve të fundit, kemi parë një përshkallëzim me një sërë sulmesh, duke përfshirë kundër Policisë së Kosovës, një patrulle vëzhguese të EULEX-it dhe gazetarëve. Gjatë këtyre ditëve, gjithashtu kemi qenë dëshmitarë të një pranie shqetësuese të armatosur në pjesën veriore të Kosovës, shpesh nga individë dhe grupe të maskuara. Kjo është e papranueshme. Prishja e rendit publik dhe dhuna duhet të ndalen tani”.

“Gjithashtu, ne ishim dëshmitarë të ngritjes së barrikadave. Siç ka thënë Përfaqësuesi i Lartë/Zëvendëspresidenti Borrell, ato duhet të largohen menjëherë. Më e rëndësishmja tani është që situata të çtensionohet menjëherë, të rivendoset qetësia dhe të ketë përmbajtje nga veprimet tjera provokuese. Kjo është para së gjithash në të mirën e popullatës lokale, qetësia dhe siguria e së cilës janë në rrezik për shkak të situatës aktuale. EULEX-i do të vazhdojë të kontribuojë për qetësinë dhe sigurinë e të gjitha komuniteteve në Kosovë si dhe Misioni do të vazhdojë që të monitorojë për së afërmi situatën e sigurisë në pjesën veriore të Kosovës në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe KFOR-in”, ka thënë Lachana./Abcneës.al/

ARTIKUJ TË NGJASHËMMË SHUMË NGA AUTORI


Kosovë-Shqipëri

Sarrazin: Kriza në veri të Kosovës të përdoret për të çuar përpara dialogun


Kosovë-Shqipëri

Kur do të hiqen barrikadat sipas Escobar


Kosovë-Shqipëri

Gjilan, i’a preu gishtat për 10 euro borxh

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *