POLITIKATË FUNDIT

Drejtori i BDI’së ka shkarkuar gjithë punonjësit në Ansamblin Shtetëror, por, jo edhe veten e tij?

Reagime te shumta ne rrjetet sociale kane plasur pas raportimit qe te punesuarit shqiptar me kontrate ne Ansamblin Shteteror i ka skaduar kontrata. Njoftohet se drejtori Shkodran Tolaj ka marre pushim mjekesor ne kohen kur ai eshte dashur qe t’ua vazhdon kontratat te punesuarve.
Ne vijim ju sjellim reagime nga figura te ndryshme publike:

“Teksa fshtati digjet, kryeplaka krihet!”

Ne, artistët e Ansamblit Shtetëror të Këngëve dhe Vallave Popullore Shqiptare në R.M.V pavarësisht faktit se jemi përballur me shumë padrejtësi dhe kushte jonormale pune, nga çdo festival garues ndërkombëtar kemi sjellë çmimin e parë në shtetin tonë, kemi punuar 5 vite me devotshmëri ndaj punës dhe institucionit. Mirëpo sot nga gjithsej 37 artistë, 34 janë të çlajmëruar nga puna!

Kush e ka fajin? Kush do merr përgjegjësi për këtë skandal që u ndodh artistëve në institucionin e kulturës që vetëm krenari i kanë sjellë shtetit dhe kulturës shqiptare në këtë vend?

Në këtë video që e shihni vetëm një anëtar është i punësuar në institucion! Me të tjerët nuk e di se cfarë marrëveshje është bërë për të qenë pjesë e koncertit të sotëm me rastin e festës shtetërore “2 Gusht” – “Dita e Ilindenit”.

Kërkojmë llogari nga organet kompetente dhe sa më parë të e rregullojnë statusin e artistëve.

Arsim Iljazi

“Tashmë 8 ditë me rradhë 34 artistë të Ansamblit janë të pa punë!
Dikush duhet të mbajë përgjegjësi.

Dukagjin Ismaili”

“Një i pensionuar para një viti,një e panjohur dhe tre të papunsuar në këtë video!!

Ky është ansambli i momentit! I mbyllur krejtësisht!
SKANDAL!

Një lëvizje e gabuar nga ana e drejtorisë,sot i tëre institucioni të PA PUNË!
Nga asgjëkundi dhe nga hiçi,vendim ky,në kundërshtim me ligjin!

Ktheni artistët në punë dhe mos ma përzini politikën e fëlliqur me ARTIN!
TURP! TURP! TURP!

Era Azemi”

“Tafa Imeri
Edhe Ansamblin Shtetërorë si institucion e bënë horrë,drejtori ka çlajmëruar nga puna gjith punonjësit e këtij institucioni, por vetvehten Jo. 34 familje i ka lënë pa rrogë, për se? Për inate dhe kolltuk.Vetëm te ne ndodhin këto. Turp
Kam qenë pjesë e bordit drejtues që nga themelimi dhe dhash dorëheqje menjëherë mbasi filluan skandalet.
Me artistat dhe artin”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *