POLITIKA

Escobar: Jemi kundër që Serbia t’i dërgojë forcat në Veri, SHBA i garanton siguri Kosovës

I dërguari i Posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë se SHBA e kundërshton kategorikisht kërkesën e Serbisë për vendosjen e rreth 1 mijë trupave ushtarake në veri të Kosovës, shkruan Gazeta Metro.

Escobar në një intervistë për Radio Evropa e Lirë, tha se SHBA nuk e mbështet fare një kërkesë të tillë dhe ka theksuar qartë, se Kosova e ka garancë aleatin e saj amerikan.

“Ne e kundërshtojmë këtë kategorikisht, e hedhim poshtë kategorikisht. Nuk e mbështesim këtë fare. Unë gjithashtu dua të them se Kosova ka garanci shumë të forta sigurie nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.” – tha ai.

Pyetur se si do veprohet nëse ndodhë një gjë e tillë, ai është përgjigjur prerë: “E para, këtë nuk e pres”.

“E dyta, po e përsëris, Kosova ka garanci të forta sigurie nga ShBA-ja, të manifestuara përmes pjesëmarrjes së saj në KFOR.” – tha tutje ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *