Fetai: Nuk mbahet mend opozitë më e korruptuar se kjo e BDI-së
Nuk mbahet mend të kemi opozitë kaq të dobët, të pa ditur, të korruptuar se kjo aktualja e BDI-së.
Këto komente vijnë nga zv.kryeministri për Qeverisje të mirë dhe transparencë Arben Fetai.
Fetai përmes një reagimi në rrjetet sociale, uron që sa më parë opozita të reformohet dhe në të të shohim figura të reja kredibile, me çka sipas tij, do mund të bëheshin korrektohet të pushtetit.
“Demokracia ka nevojë për opozitë të fortë dhe kredibile. Debati kontradiktor e detyron pushtetin që të shpjegojë (mos)veprimin e tij, të korrigjohet dhe për rrjedhojë, të përmirësohet, dhe kjo i kontribuon të mirës së përgjithshme. Prandaj të gjithë demokratët duhet të shqetësohen me gjendjen e opozitës në vendin tonë. Nuk mbahet mend opozitë më jo kredibile, më e paditur dhe më e korruptuar se kjo e BDI-së me satelitët. Unë si demokrat, nuk i gëzohem këtij fakti dhe uroj që një ditë e më pare, opozita të reformohet, me njerëz të rinj dhe pa afera, të cilët do të kenë kredibilitetin dhe legjitimitetin për të kontrolluar dhe korrigjuar pushtetin” shkruan Fetai.
Ndryshe, BDI me kalimin në opozitë, pritet që për shumë figura kyçe të saj që kishin funksione publike, të dalin para organeve të drejtësisë.
Jo më larg se ditën e sotme MPB njofti se ka iniciuar kallëzim penal kundër nipit të liderit të BDI-së, Drin Ahmeti i cili ka marr koncensione të dyshimta për gërmime të mineraleve në Kërçovë nga ministria e Ekonomisë kur këtë dikaster e drejtonte Kreshnik Bekteshi, po ashtu nga Kërçova.