Profesori nga Parisi i reagon LDK-së: Me këtë qasje keni nënshkruar marrëveshje grenelliane, për gjynah pasha juve
Profesori në Paris, Nezir Kraki, ka komentuar deklaratën e deputetes së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica- Xhelili, e cila ka thënë se do të ndihej më e sigurtë nëse Kosova do ta bënte dhe dorëzonte draftin e asociacionit në Gjykatë Kushtetuese, duke treguar pragmatizëm ndaj miqve.
Sipas Krakit, kjo fjali apo ky këndvështrim që është edhe pozicioni zyrtar i LDK-së, është pikërisht qasja politike nga e cila Kosova për pak sa nuk u zhbë 4 vite më herët.
“Kjo fjali apo ky kënvdështrim që është edhe pozicioni zyrtar i LDK-së, është pikërisht qasja politike nga e cila Kosova për pak sa nuk u zhbë 4 vite më herët. Merreni me mend, këta nuk kërkojnë asgjë nga Serbia. Këta qëllim e kanë veç « ndreqjen » me ambasadat. Kosova sipas tyre duhet t’i zbatojë të gjitha obligimet në mënyrë unilaterale, pa kërkuar as prit asgjë nga Serbia”, ka shkruar Kraki.
Tutje, sipas tij, me këtë qasje LDK nënshkruante në Uashington marrëveshje grenelliane.
“Me këtë qasje LDK nënshkruante në Ëashington marrëveshje grenelliane ku thuhej se Kosova për një vit heq dore nga kërkesat e saj për njohje dhe pranim ndërkombëtar dhe si shpërblim merr ndaljen nga Serbia të fushatës së çnjohjeve. Tani ka pasë me fillu vija ajrore Grenell Air Prishtinë- Beograd. Unë nuk e kuptoj pse këta shkojnë në debate me trajtu tema me të cilat kanë dështuar. Të paktën ish dasht me dalë me një qasje të re tash. Për gjynah pasha juve”, ka përfunduar Kraki.