Apasiev e quan Arben Fetain “spiun i Kosovës, i raporton Kurtit”, Reagon Shaqiri: “Kujdes se çfarë thua”!
Deputeti dhe kryetari i partisë E MAJTA Dimitar Apasiev ka sulmuar në fjalimin e tij në Kuvendin e RMV-së, Arben Fetain i cili pritet të jetë zëvendëskryeministër nga radhët e VLEN në Qeverinë e ardhshme. Apasiev e ka quajtur “Fetahun” si “spiun i Kosovë” dhe me siguri ai tani prej këtu do shkojë t’i raportojë Kurtit…” dhe se me emërimin e tij si zëvendëkrysministër do të mundësohet “kosovarizmi” i Maqedonisë së Veriut.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i deputetit të VLEN Rijad Shaqiri i cili doli në mbrojtje ndaj Arben Fetaut duke deklaruar që Apasiev të ketë kujdes se çfarë terminologjie po përdor në Kuvend.
“Për shkak se kemi situata si në filma të vizatuara, nuk ka nevojë disa çështje të thuhen në mënyrë të tillë. Duet të kemi parasysh atë çfarë themi, dhe terminologjitë që përdorim. Termet të tilla ofenduese si “spiun i Kosovë” apo “kosovarizëm” nuk duhet të thuhen, andaj duhet kujdes se çfarë themi sepse pastaj duhet të marrim përgjegjësi.”