POLITIKATË FUNDIT

Taravari i përgjigjet Mickoskit: Fokusi ynë është 8 maji dhe rritja e numrit të deputetëve

Kandidati i VLEN-it, për president të shtetit, Arben Taravari i është përgjigjur ftesës së Mickoskit, i cili ftoi opozitën shqiptare të bëhen bashkë dhe të formojnë qeverinë.

Taravari shkruan se Mickoski e kuptuar se ku qëndron pesha e votës dhe deputetëve shqiptar, por se fokusi i tyre si koalicion janë zgjedhjet e 8 majit dhe rritja e numrit të deputetëve.

“Propozimi i ardhur nga Mickoski tregon se edhe VMRO e ka kuptuar ku qëndron pesha e votës dhe deputetëve shqiptarë.

Megjithatë, fokusi ynë si koalicion dhe si parti, është puna për zgjedhjet e 8 majit, për numrin më të madh të mandateve.

Pas zgjedhjeve, do të udhëhiqemi nga interesi kombëtar i shqiptarëve, nga nevoja urgjente për pastrim të qeverisë nga korrupsioni, dhe nga orientimi ynë i panegociueshëm pro-perëndimor.

Ne si VLEN jemi më të bashkuar se kurrë. Vota jonë është shumica e votës shqiptare. Mandatet tona shkojnë për deputetë shqiptarë. Sepse ne i mbrojmë e i përparojmë shqiptarët, nuk i shesim e nuk i blejmë!”, ka shkruar Taravari.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *