POLITIKA

Pas tubimeve madhështore me mërgatën, Kryeministri Kurti fton në takim Taravarin dhe krerët e VLEN

Sot në zyrën e tij, Kryeministri i Repulikës së Kosovës, Albin Kurti, ftoi në takim kandidatin për president Arben Taravarin bashkë me krerët e koalicionit opozitar VLEN nga Maqedonia e Veriut: Bilall Kasami, Izet Mexhiti, Afrim Gashi, dhe kandidatin për deputet dhe këshilltari i kryeministrit për RMV, Bekim Qokun.

Kandidati për president nga kolaicioni VLEN, Arben Taravari njofton se pas tubimeve madhështore me mërgatën shqiptare, erdhëm në Prishtinë të ftuar nga Kryeministri i Kosovës, z.Albin Kurti.

Taravari më tej thekson se mbështetja e Kurtit për koalicionin VLEN në këto zgjedhje ka qenë e parezervë, jo vetëm nga ai, por edhe nga çdo deputet, ministër e deri tek aktivisti i fundit i Lëvizjes Vetëvendosje.

“Pas tubimeve madhështore me mërgatën shqiptare, erdhëm në Prishtinë të ftuar nga Kryeministri i Kosovës, z.Albin Kurti.
Mbështetja e tij për koalicionin tonë në këto zgjedhje ka qenë e parezervë, jo vetëm nga ai, por edhe nga çdo deputet, ministër e deri tek aktivisti i fundit i Lëvizjes Vetëvendosje.
Ndryshimi që është bërë në Kosovë me Kryeministrin Kurti, i cili ndryshim është i prekshëm dhe e ndjenjë qytetarët e Kosovës, medoemos të bëhet edhe në Maqedoninë e Veriut. Sepse, me të vërtetë, shqiptari i Maqedonisë së Veriut e meriton të jetojë,një jetë më dinjitoze, meriton të jetë i përfaqësuar denjësisht, ndërsa këtë ndryshim do t’ia mundësojë Koalicioni VLEN”, shkruan Taravari.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *