POLITIKA

Kadriu: Fronti Evropian është koalicion i zorit dhe i zullumit!

Gëzim Kadriu, shef i zonës zgjedhore të njësisë 2 në Aleancën për Shqiptarët, ka qenë i intervistuar në ALSAT M. Kadriu ka komentuar ngjarjen e fundit të Frontit Evropian ku bëri bashkë liderët e disa partive politike, të cilën ai e theksoi si koalicion i zorit, llumit dhe zullumit.

‘Ditëve të fundit jemi dëshmitar të disa grupimeve politike apo individëve rreth Frontit Evropian. Nëse i analizojmë se cilat figura politike, gjegjësisht cila parti politike i bashkangjiten këtij Fronti, ne mund të konstatojmë se ky front mund të jetë front i zorit, llumit dhe zullumit. Ky Front absolutisht nuk ka të bëjë diçka me Evropën. Pasi që këta liderë të partive politike tani më 22 vite kanë udhëhequr me të gjitha pushtetet, kanë pasur mundësinë që të nxisin proceset e integrimeve evropiane. Mua nuk më duhet të them shumë për këto figura politike, të cilat janë të konsumuara e të harxhuara.’ – theksoi Kadriu.

Ai gjithashtu kujtoi opinionin për deklaratat akuzuese që liderët e Frontit Evropian i jepnin për njëri tjetrin:

‘Unë vetëm i kujtoj opinionit, se çfarë kanë thënë ato për njëri tjetrin. Dikur Menduh Thaçi e akuzonte Ali Ahmetin si bashkëpunëtor i shërbimeve sekrete, mandej shpërndante dosje nëpër shtëpi, Ziadin Selën e quante vrasës, kriminel edhe me fjalë më të rënda vullgare. Kurse nga ana tjetër Ali Ahmeti i quante horra dhe nuk ulem unë me ta. Ndërsa Ziadin Sela vetë ka deklaruar publikisht që për rastin e 27 Prillit, Ali Ahmeti e kishte planifikuar vrasjen e tij. Po edhe dirigjenti Artan Grubi i Frontit Evropian thonte që Ziadin Sela hëngri dajak duke ikur.’

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *