POLITIKATË FUNDIT

Kurti: Republika e Kosovës do të mbrohet me forcë dhe vendosmëri

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i është kundërpërgjigjur kërkesës së presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, për dislokimin e pjesëtarëve të ushtrisë dhe policisë serbe në territorin e Kosovës, duke thënë se Kosova “do të mbrohet – me forcë dhe vendosmëri”.

Vuçiq paralajmëroi të shtunën se autoritetet serbe do të bëjnë kërkesë te misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, që në përputhje me Rezolutën 1244, të sigurojnë dislokimin e pjesëtarëve të ushtrisë dhe policisë serbe në territorin e Kosovës.

Kurti i ka quajtur këto deklarata të Vuçiqit kërcënime me agresion ushtarak.

“Presidentja dhe kryeministri i Serbisë kanë kërcënuar edhe me agresion ushtarak, duke kërkuar që ushtria serbe të kthehet në territorin tonë. Ne nuk kërkojmë konflikt, por dialog dhe paqe. Por më lejoni të jem i qartë: Republika e Kosovës do të mbrohet – me forcë dhe vendosmëri”, shkroi Kurti në Twitter.

ARTIKUJ TË NGJASHËMMË SHUMË NGA AUTORI


Kosovë-Shqipëri

Hovenier: Sulmet mbi EULEX-in dhe Policinë e Kosovës janë të papranueshme


Kosovë-Shqipëri

Sulmohet patrulla e EULEX-it në Rudarë


Kosovë-Shqipëri

Tensionet në veri, mblidhet Këshilli i Sigurisë, Kurti e Sveçla do të flasin pas mbledhjes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *