Sondazhi nga RTV Dukagjini: VLEN bindshëm para BDI-së
Sipas rezultateve të sondazhit online në kohë reale të TV Dugagjini, koalicioni opozitar VLEN (ASH, AAA, Besa, LD, LVV) fuqishëm prinë para BDI-së së Ali Ahmetit.
Koalicioni VLEN me 63 % e tejkalon BDI duke e lënë pas me 36 %. Sondazh ky i cili i jep sinjal të fortë ndryshimit tektonik në skenën politike shqiptare të Maqedonisë së Veriut.
Siç dihet, Bashkimi Demokratik për Integrim mbi 20 vite është partia e vetme e cila ka fituar zgjedhjet rreshtazi në Maqedoni të Veriut përkatësisht në kampin shqiptar, e që për herë të parë pas disa dekadave partitë opozitare të bashkuara në një listë të përbashkët çuditërisht dalin fituese pothuajse në shumë sondazhe vendase dhe të huaja, nga ku koalicionin e opozitar VLEN e nxjerrin fitimtare në zgjedhjt e 8 Majit, gjë e cila trazon fronin shumë vjeçar të BDI-së.