Sekuestrohen disa ton kokainë në Atlantik, policia spanjolle: Pas rrjetit fshihet celula e mafies shqiptare
jë operacion i kryer në Atlantik ka çmontuar një rrjet ndërkombëtar për trafikimin e lëndëve narkotike.
Policia spanjolle bën me dije se pas këtij rrjeti fshihet një celulë e mafies shqiptare me qendër Galician dhe Amerikën e Jugut.
Mësohet se autoritetet kanë ndaluar një anije, brenda së cilës u sekuestruan disa ton kokainë. Për pasojë janë arrestuar disa persona, numri i të cilëve dhe origjina nuk janë bërë ende publike./abcnews.al/