POLITIKATË FUNDIT

Kurti për vdekjen e Navalnyt: Thirrje për të gjithë për ta parë autoritarizmin ashtu siç është

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka bërë të ditur se disa orë më parë në Konferencën e Sigurisë në Mynih ka dëgjuar për vdekjen e Alexei Navalnyn nga bashkëshortja e tij, Yulia Navalnaya.

Kurti tha se vdekja e Navalnyt është thirrje për të gjithë për të parë autoritarizmin ashtu siç është.

“Vdekja e raportuar e Navalnyt është një thirrje për të gjithë për të parë autoritarizmin ashtu siç është, një gatishmëri për të vrarë dhe torturuar këdo që kërcënon kontrollin e ngushtë të pushtetit”, shkroi Kurti në Twitter.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *