42-vjeçari shqiptar kapet me kokainë dhe kanabis
Një 42-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e Policisë Greke, pasi iu gjetën një sasi e madhe kokaine rreth 3.5 kilogramë dhe 19 kilogramë kanabis.
Sipas Policisë së Selanikut, droga kapte vlerën e mbi 300 mijë Eurove. Lënda narkotike u sekuestrua në banesën e shqiptarit pas kontrolleve të ekipit te departamentit të narkotikëve.
42-vjeçari shqiptar tashmë akuzohet nga drejtësia greke për posedim dhe trafik droge.
Klan News