POLITIKA

Bislimi i reagon Lajçakut që i takoi disa OJQ serbe në Bruksel, e akuzon për qasje të pa drejtë dhe jo neutrale

Emsiari BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak, ka njoftuar dje se është takuar në Bruksel me “NCEU”, rrjet ky i shoqërisë civile që është krijuar që nga viti 2014 si përgjigje ndaj nevojës për përfshirje cilësore dhe aktive të shoqërisë civile në negociatat e anëtarësimit. Lajcak takimin e ka përshkruar si mjaft të mirë, duke thënë se është e dobishme kur dëgjon zërat e atyre që njohin situatën nga terreni, shkruan Express.

Ndaj këtij njoftimi të Lajcak ka reaguar numri dy i Qeverisë së Kosovës, kryenegociatori Besnik Bislimi.

Bislimi ka thënë se emsiari Lajcak ka postuar për një takim i tillë pak orë përpara raportimit për dialogun Kosovë-Serbi në Komitetin Politik për Siguri të Bashkimit Evropian, dhe sipas zëvendëskryeministrit kosovar Lajçak ka vendosur që të mos e përmend që kjo ka të bëjë me shoqërinë civile të Serbisë, raporton Gazeta Express.

Kryenegociatori kosovar thotë se megjithatë, delegacioni që ka takuar Lajcak përbëhet kryesisht nga organizata joqeveritare serbe nga Kosova që sipas tij në mënyrë aktive dhe hapur avokojnë kundër integrimit të serbëve lokalë në jetën ekonomike dhe sociale të Kosovës.

Në fund të reagimit, Bislimi ka thënë se emisari sllovak duhet të japë shpjegime nëse në tregimin e tij OJQ-të serbe nga Kosova janë pjesë e NCEU nga Serbia dhe nëse NCEU nga Serbia bie nën ombrellën e tij.

Bislimi me ironi ka shkruar se ky është një demonstrim i fortë i qasjes së drejt dhe neutrale të Miroslav Lajcak në procesin e normalizimit.

“Një tjetër demonstrim i fortë i qasjes “të drejtë” dhe “neutral” të zotit Lajçak ndaj palëve në procesin e normalizimit”, ka shkruar Bislimi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *