POLITIKATË FUNDIT

Këshilltarja e Kurtit i reagon ambasadorit gjerman: Nënshkrimi i Ohrit dhe Aneksit do të ishte fitore, por Serbia po refuzon

Ambasadori gjerman, Jorn Rohde, sot ka thënë se qasja aktuale e Kosovës dhe Serbisë është qasje humbëse dhe se të dy vendet po i kënaqin audiencat lokale dhe s’po afrohen drejt synimi të përbashkët që është BE-ja, shkruan Express.

Ndaj këtij qëndrimi të Rohde ka reaguar këshilltarja politike e kryeministrit Albin Kurti, Fëllënzja Podrimja.

Podrimja ka shkruar se nënshkrimi i Marrëveshjes së Ohrit do të ishte një fitore e dyfishtë, megjithatë ajo shton se është Serbia që po refuzon ta bëjë një gjë të tillë dhe siç shkruan Podrimja, Serbia po e lufton marrëveshjen në çdo front.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *