POLITIKATË FUNDIT

Buzhala: Dinari mund ta shkatërrojë ekonominë tonë

Viktor Buzhala, gazetar i ekonomisë, ka thënë në “Pressing” të T7 se dinari mund ta shkatërrojë ekonominë e Kosovës.

Ai ka deklaruar se Kosova duhet ta kontrollojë politiken monetare.

Buzhala ka shtuar se Serbisë nuk duhet t’i lejohet ky mekanizëm përmes dinarit.

Më pas, ai tregoi variantin ku Serbia lëshon në tregun kosovar dinarë me shumicë e kjo pastaj ndikon negavisht në ekonominë e Kosovës.

“E kam mbështet vendimin pasi nëse nuk e kontrollojmë politikën monetare, nuk mund t’ia lejojmë një vendi tjetër ta kontrollojë pasi që mund të bëjë hajgare me ekonominë tonë kur të dojë. Vetëm i mëshon një pulle atje, prodhon dinarë me shumicë dhe i fut në tregun tonë sepse nuk i lë me u kthy mbrapa, sepse nëse i kthen mbrapa ia devalvojnë paranë pastaj ndodh inflacioni atje. Këtë mekanizëm nuk guxojmë t’ia lejojmë një vendi armiqësor”, ka thënë Buzhala. /Gazeta Express

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *