POLITIKATË FUNDIT

Buzhala: VV po mendon që hajnat i ka lënë në PDK e LDK, por hajnat shkojnë pas pushtetit

Buzhala: VV po mendon që hajnat i ka lënë në PDK e LDK, por hajnat shkojnë pas pushtetit

Në “Pressing” të T7, po diskutohet për raportin e “Transparency International”, për perceptimin e luftimit te korrupsionit ku Kosova renditet e 83’ta.

Viktor Buzhala, gazetar, ka thënë se duhet të burgosen edhe disa ministra në mënyrë që të luftohet korrupsioni.

Ai ka thënë se në shumicën e rasteve zhvillimi ekonomik dhe lufta kundër korrupsionit shkon paralelë.

“Ne presim rritje të shkallës sepse shumicën e rasteve rankim shkon paralel me zhvillimin ekonomik, sepse jemi në pozitën 99, 100 sa i përket zhvillimit ekonomik, e 83 për korrupsion”, ka thënë ai.

Arsyja se pse ndodh ky diskrepancë në Kosovë, sipas Buzhalës është se qytetarët kanë pasur besim të Qeveria Kurti për luftim të korrupsionit. Por ia shton se ky perceptim po bie.

Sipas tij, Lëvizja Vetëvendosje po mendon që “hajnat kanë mbetur në parti të tjera”.

“Ka indikacione që edhe ministrave aktualë po ju vjen era dhe në këtë rast Vetëvendosja është duke kujtu që hajnat i ka lënë në PDK e LDK e AAK, e nuk i ka marrë me vete. Hajnat shkojnë nga pushteti e jo nga pushteti”, ka thënë ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *