U dalldisëm me Abazoviqin, tash po dalldisemi me Talatin
Agron Demi
U dalldisëm kur Dritan Abazovic u zgjodh keyeministër i Malit të Zi.
Pastaj u zhgënjyem me të e e quajtëm tradhtarë kur ai i mbronte interesat e shtetit që e kishte zgjedhë kryeministër.
Njejtë u dalldisëm tash kur Talat Xhaferi po bahet kryeministër i Maqedonisë, ose kur një shqiptarë më herët u ba Ministër i Jashtëm atje. Ministrin e Jashtëm e quajtëm tradhtarë e njejtë kemi me vepru edhe me kryeministrin Xhaferi, se këta kanë me i mbrojtë interesat e shtetit që po i zgjedh.
Se pritjet tona nacionaliste janë se ata kanë me vepru si Kuaj të Trojës, me i mar këto shtete nga brenda.
A mundemi vetëm me i përshëndetë e me i respektu këto shtete të cilat po e bëjnë një hap të madh përpara, me shpresën që kanë me u shndërru në shtete qytetare e me braktisë nacionalizmin?
A mundemi mos me ju ndërhy në zgjedhje e mos me ba këso parodish nëpër televizione ku nuk paska mbetë gazetarë nga Prishtina e Tirana pa shku në Shkup?