POLITIKA

Zv.Ministri i Kurtit sulmon “disa media”, thotë se po ia bëjnë argatin Vuçiqit – iu kërkon serbëve të ruhen nga to

Zëvendësministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Arbër Vokrri i ka sulmuar “disa media tona” duke i akuzuar se “po ia bëjnë argatin Vuçiqit”, duke iu thënë serbëve që të mos i gjunjëzohen nga to.

Vokrri shkroi në Facebook se djegia e veturës së kryesuesit të Kuvendit Komunal të Leposaviqit, Gorski Guriq erdhi pas kërcënimve të vazhdueshme.

“Djegia e veturës së Kryesuesit të Kuvendit Komunal në Leposaviq, z. Gorski Gurić, vie pas shpeshtimit të kërcënimeve nga militantët e Radoićićit kundrejt serbëve që i kanë përzënë nga oborret dhe institucionet. Dje e patë grafitin “JE I VDEKUR!” në veturën e z. Sladjan Mijajlović, zyrtar komunal në Leposaviq. Edhe maltretimi fizik i kolegëve të këtyre nga ana e shërbimit sekret dhe policisë së regjimit fashist të Beogradit, sa herë kalojnë tek familjarët në Serbi, bëhen me të njejtin mesazh: “mos u afroni me shqiptarët e mos e pranoni Kosovën për shtetin tuaj!”, shkroi ai.

“Sot më shumë se kurrë duhet të shfaqim mirënjohje dhe t’i inkurajojmë qytetarët serbë të Republikës së Kosovës që të mos gjunjëzohen nga presioni i terroristëve, por as nga propaganda e disa mediave tona të cilat ia bëjnë argatin Vučićit në axhendën për destabilizim dhe gjymtim të Kosovës”, shkroi Vokrri.

Më tej ai foli për angazhimin e tij në veri.

“Angazhimi im në Veri ka qenë dhe vazhdon të jetë për afirmim dhe kurajim të serbëve që të mos ndihen të braktisur e të tradhëtuar për besnikërinë e tyre në ndërtim të institucioneve tona.
Në foton e parë: unë dhe Gorski, duke iu drejtuar punëtorëve të komunës së Leposaviqit në ndejën e fundvitit”, shkroi zëvendësministri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *