Liverpooli gati të paguajë 150 milionë euro për Bellingham
Liverpooli është gati që të paguajë hiç më pak se 150 milionë euro për mesfushorin e Dortmundit.
Kështu të paktën raporton gazetari i njohur spanjoll, Matteo Moretto, transmeton lajmi.net.
“Të Kuqtë” nuk e kanë ndërmend të zmbrapsen për lojtari, pasi aktualisht janë duke i prirë garës për shërbimet e tij.
Mesfusha është reparti ku skuadra e Jurgen Klopp po çalon më së shumti, andaj një ndërhyrje është shumë e nevojshme.
Për Bellingham janë duke u interesuar edhe Real Madridi e Manchester City.