MC Beka për Edona James: Jam i dëshpëruar me popullin që e përkrah të keqen, çka lypi ajo në Beograd – pse nuk qëndroi atje
Reperi veteran i hip-hopit shqiptar, MC Beka, u shfaq si i ftuar në episodin e fundit të “Shok Podcast” ku vendosi të shprehej në mënyrë të hapur kundër transgjinores Edona James, një konkurrente nga Suhareka e shumë përfolur në edicionin e sivjetmë të “Big Brother VIP Kosova”.
Edona, e cila është bërë një nga figurat më të ndjekura të këtij sezoni të BBVK, u përfol për një intervistë të saj në një emision serb, ku ka deklaruar se nuk ndjehet si shqiptare, një deklaratë që ka ngritur debate të shumta. Komentet e saj kanë shkaktuar reagime të ndryshme në publikun shqiptar dhe në diasporën shqiptare.
Punonjësit të shtëpisë së shëndetit në Gostivar po protestojnë për shkak se nuk ju ësht…Pas rrëzimit të aeroplanit në Rusi që dyshohet se transportonte 65 ushtarë ukrainas të …Qeveria i dërgon në Kuvend dy emra për anëtar të Bordit të OSHP-së, njëri nga do të zgj…Bashkim Pllana dhe Fatos Budeci emërohen anëtarë të bordit KRU “Prishtina”Anëtarësimi në KiE, Tahiri: Kosova në vijë të plotë me standardet ndërkombëtare
MC Beka, gjatë intervistës në podcast, shprehu indinjatën e tij ndaj atyre që, sipas tij, e përkrahin “të keqen” dhe iu referua klikimeve të shumta që ka marrë intervista kontroverse e Edonës.
“Unë jam i dëshpëruar, jo me Edonën, por me popullin që dëshiron të shohë keq. 630 mijë klikime për atë intervistë. Tmerr”, u shpreh ai me tone kritike.
Reperi theksoi pikëpamjen e tij se nëse Edona ka kërkuar një jetë ndryshe diku tjetër, duhet të qëndrojë atje ku ndjehet më mirë, duke iu referuar sugjerimit të Edonës për të mos qëndruar as në Beograd e as në Prishtinë, por në vendin ku ka lindur dhe është rritur, Gjermani.
MC Beka shtrin pyetjen retorike u shpreh: “Çfarë po do ajo? Nuk po e din as çka po do”, duke treguar pasigurinë e tij lidhur me motivet dhe synimet e Edonës.
MC Beka: Kemi pasur homoseksualë edhe në kohën tonë, aq ka qenë modernizim sa njerëzit vinin nga Beogradi për të dëgjuar muzikë
Debati rreth Edona James dhe roli i saj në “Big Brother VIP Kosova” ka hapur një diskutim më të gjerë për identitetin dhe përfaqësimin në media, si dhe për ndikimin e deklaratave publike mbi imazhin e një komuniteti.