TË FUNDIT

20 vjeçarja nga Londra vdes në Beograd, kishte bërë ndërhyrje në Turqi

Morgan Ribeiro (20), e cila u ngacmua për vite me radhë për shkak të pamjes së saj, vdiq në Beograd pas një operacioni të dështuar për zvogëlimin e lukthit në Turqi.

Morgan u sëmur në aeroplan ndërsa kthehej në shtëpi nga Stambolli me të dashurin e saj Xhemi. Avioni bëri një ulje emergjente në Beograd, ku u zbulua se ajo kishte një infeksion dhe se i ishte prerë zorra e hollë gjatë një operacioni në stomak, i cili kushtoi 3000 euro. Morgan vdiq më 13 janar.

Sipas Mirror, Morgan udhëtoi për në Turqi për një operacion bypass gastrik me shpresën se do t’i jepte fund bullizmit me peshë që i kishte shkatërruar jetën.

Pak ditë para operacionit, ajo postoi videon e fundit në TikTok.

“Postimi im i fundit para operacionit për humbje peshe – shihemi në anën tjetër”, thuhet në video.

Operacioni u krye më 5 janar dhe tre ditë më vonë ajo u lejua të kthehej në Londër. Vajza e re u sëmur në aeroplan ku pësoi goditje septike dhe fluturimi duhej të devijohej për në Beograd, ku me gjithë përpjekjet e mjekëve tanë, ajo vdiq më 13 janar.

Mjekët në Serbi i thanë të dashurit të saj Xhemi se i ishte prerë zorra e hollë. Ata hoqën 10 centimetra nga zorra e saj e hollë dhe shpresonin se ajo do ta kalonte.

Megjithatë, më 9 janar, Morgan pësoi një atak në zemër dhe vdiq katër ditë më vonë në orën 4 të mëngjesit.

Ishte hera e parë që Morgan udhëtonte jashtë vendit, shkruan Mirror.

Në shtator, Morgan pati një konsultim virtual me një kompani që lidh pacientët e mundshëm me operacione jashtë vendit.

Xhemi kujtoi se stafi i spitalit foli për procedurën, por jo për rreziqet.

Ai tha se Morgan ndoqi këshillën e mjekut të saj për të qëndruar e lëvizshme pas operacionit, por kompania mjekësore thuhet se ajo nuk i ndoqi këshillat për të ecur dhe për të qëndruar e hidratuar.

Babai i vajzës, Riçardi, tha se trupi i saj është kthyer në Britaninë e Madhe dhe se aty përveç asaj në Serbi mund të bëhet edhe autopsi e dytë.

Të paktën 25 britanikë dihet se kanë vdekur pas procedurave mjekësore në Turqi që nga janari 2019.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *