POLITIKATË FUNDIT

Zhdukja e mostrave të Astrit Deharit, Policia tregon kush e raportoi rastin

Policia e Kosovës, përmes raportit 24 orësh, ka bërë me dije se zhdukjen e mostrave të Astrit Deharit e ka raportuar një zyrtare e Laboratorit të Mjekësisë Ligjore.

Sipas Policisë, ajo ka raportuar se gjatë seleksionimit, klasifikimit dhe bartjes së mostrave, kanë vërejtur se mungojnë disa mostra biologjike.

Rasti është cilësuar si “Manipulim me prova”.

closevolume_off
“MANIPULIM ME PROVA- Prishtinë, Tetor 2021-07.12.2022 Dëshmitarja femër kosovare zyrtare e Laboratorit të Mjekësisë Ligjore ka raportuar se gjatë seleksionimit, klasifikimit dhe bartjes së mostrave, kanë vërejtur se mungojnë disa mostra biologjike të një rasti. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet nga njësitë kompetente”, thuhet në raport.

Prokurori special, Blerim Isufaj, ka konfirmuar nisjen e hetimeve për zhdukjen e mostrave të Deharit.

I kontaktuar nga Gazeta Express, prokurori Isufaj tha se hetimet kanë filluar, teksa shtoi se “nuk mund të thotë asgjë më shumë rreth rastit”.

Ndryshe, Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, dje në një konferencë për media njoftoi për zhdukjen e mostrave të ish-aktivistit të LVV-së, Astrit Dehari.

Haxhiu tha se ky është një akt i rëndë dhe kriminal.

“Mbrëmë në orët e vona jam njoftuar se janë zhdukur mostrat e Astrit Deharit nga Laboratori i Toksikologjisë në kuadër të institutit të Mjekësisë Ligjore. Ky është një akt i rëndë, ky është një akt kriminal. E kam njoftuar kryeprokurorin e shtetit Besim Klemendin dhe drejtorin e policisë Fehmi Hotin. Kam vizituar IML-në”, tha ajo.

Ajo tha se në atë hapësirë të IML-së ku janë ndodhur mostrat kanë qasje vëtem 3 persona.

“Në mbajtëset e epruvetave kanë qenë 15 epruveta me gjak, 1 epruvetë e urinës dhe 1 epruvetë e lukthit. Nga kjo dy epruveta ia kanë dhënë Instututit Zvicëran dhe një policisë për ADN. Aktualisht sipas informacioneve, mungojnë 12 epruveta me gjak, 1 e urinës dhe 1 e lukthit. Në vendin ku rrinë epruvetat kanë qasje vetëm 3 persona, pra vetëm 3 persona i kanë çelësat ku ruhen mostrat”, tha Haxhiu.

Haxhiu është zotuar se autorët do të gjinden dhe rasti do të zbardhet.

“Situata e krijuar është tepër e rëndë dhe vendos fije dyshimi në gjithë Institutin e Mjekësisë Ligjore, por edhe në veprimtarinë e tij. Protokolli i vendit ku ruhen mostrat është shumë strikt dhe nëse ai ndiqet kuptohet qartë se kush janë përgjegjësit për këtë krim. Autorët do të gjinden dhe rasti do të zbardhet me çdo kusht, për këtë nuk ka dyshim e as kompromis”, u shpreh Haxhiu.

Ajo shtoi se lidhur me rastin janë njoftuar institucionet përgjegjëse.

“Menjëherë pas konferencës do të merren masa me përputhje me përgjegjësitë”, tha ajo.

E njëjta shtoi se një situatë e tillë nuk mund të tolerohet.

ARTIKUJ TË NGJASHËMMË SHUMË NGA AUTORI


Kosovë-Shqipëri

Situatë e qetë në veri të Mitrovicës


Kosovë-Shqipëri

Qeveria: Në veri policia e rendit, jo njësitë speciale


Kosovë-Shqipëri

Sulme të vazhdueshme ndaj Policisë së Kosovës në veri, asnjë i arrestuar

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *