TË FUNDIT

Në Merdar mbi tri orë pritje për të dalë nga Kosova, Policia: Shfrytëzoni pikëkalimet e tjera kufitare

Bashkatdhetarët tanë, të cilët kanë filluar të kthehen në vendet e Evropës Perëndimore ku jetojnë e punojnë, po vazhdojnë të përballen me pritje të gjata në vendkalimet kufitare me Serbinë për të dalë nga Kosova.

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar (raporti i orës 16:52) në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme ka njoftuar se bashkatdhetarët që po kthehen në vendet e Evropës Perëndimore, në vendkalimin kufitar në Merdar po presin mbi 3 orë për të dalë nga Kosovë, ndërsa kolona është e gjatë 2.5 km.

Pritje ka edhe në pikën kufitare në Jarinjë, ku për të dalë nga Kosova po pritet deri në dy orë. Edhe në vendkalimin kufitar në Muçibabë bashkatdhetarët po presin deri në një orë për të dalë nga Kosova, kurse te Dheu i Bardh 30-35 minuta

Pikat tjera kufitare të Kosovës raportohet se nuk janë të ngarkuara dhe pritjet për hyrje-dalje shkojnë maksimum deri në 10 minuta, përveç Muçibabës ku mund të pritet deri në 20 minuta.

Policia e Kosovës, përmes një komunikate, ka njoftuar se bazuar në informacionet nga të gjitha pikat e kontrollit kufitar qarkullimi i njerëzve dhe mallrave zhvillohet normalisht, përveç se një përqendrim më i madh i automjeteve dhe personave vërehet në pikë kalimin kufitar në Merdar, ku pritjet dhe kolonat janë më të gjata.

“Në orët e pasdites në pikë kalimin kufitar në Merdar në hyrje të Republikës së Kosovës nuk ka pasur ndonjë raportim për pritje apo kolona të gjata, përderisa në dalje janë evidentuar pritje më tepër se 3 orë”, ka njoftuar Policia.

Policia inkurajon të gjithë ata persona që shfrytëzojnë pikë kalimet kufitare, në këtë periudhë për dalje nga Republika e Kosovës të përdorin edhe alternativa (pika tjera kufitare) tjera, ku fluksi është me i vogël, në mënyrë që të ju shmangen pritjeve dhe kolonave eventuale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *