Netanyahu kërcënon Hezbollahun: Bejruti mund ta ketë fatin e Gazës
Benjamin Netanyahu ka thënë se kryeqyteti libanez mund ta ketë fatin e Gazës.
Kryeministri izraelit ka deklaruar se Bejruti do të shndërrohej në Gaza nëse grupi militant libanez, Hezbollah përshkallëzon sulmet në një “luftë totale” kundër vendit të tij.
“Nëse do të ndodhte kjo, Hezbollahu do ta shndërronte me dorën e tij, Bejrutin dhe Jugun e Libanit, në Gazë dhe Khan Younis”, tha Netanyahu.
“Jemi të vendosur të sjellim fitoren”, pohoi udhëheqësi hebrenj gjatë takimit me rezervistët në një bazë në veri të Izraelitit, raporton skynews.
Theksojmë se krerët e grupit libanez kanë bërë edhe më parë një sërë kërcënimesh kundër Tel Avivit, por nuk i kanë shpallur luftë Izraelit.
Ndryshe, ushtarët izraelit dhe luftëtarët e Hezbollahut kanë pasur shkëmbime të vazhdueshme të zjarrit në zënën kufitare pas shpërthimit të luftës mes Hamasit dhe Izraelit më 7 tetor.