Çeku godet opozitën: Dyfytyrësi, po na thonë e pranuat Asociacionin ata që e ratifikuan dy herë në Kuvend
Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, i ka reaguar opozitës për kritikat e tyre rreth asociacionit të komunave me shumicë serbe, për të cilin thanë se është pranuar pa njohje.
Duke e quajtur dyftyrësi të thellë, ai ka shkruar se “e pranuat Asociacionin pa njohje” po u thonë të njëjtit që atë e nënshkruan dy herë dhe e ratifikuan në Kuvend.
Çeku ka thënë se “e gjatë dhe e mundimshme” do të jetë rruga për sanimin e dëmeve që opozita ia ka shkaktuar Kosovës.
Ai thotë se nuk do të heqin dorë.
“Dyfytyrësi e thellë opozitare. “E pranuat Asociacionin pa njohje” po na thonë të njëjtit që atë e nënshkruan dy herë dhe e ratifikuan në Kuvend. Në këmbim të asgjëje. E gjatë dhe e mundimshme do të jetë rruga për sanimin e dëmeve që ia keni shkaktuar Republikës, por nuk do të heqim dorë”, ka shkruar Çeku.