“Selam Telallit të Beogradit”, Bislimi i kundëpërgjigjet vizitës së Shqiprim Arifit në firmën në Amerikë
Ish-anëtar i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Faton Bislimi iu është kundërpërgjigjur kryetarit të Preshevës, Shqiprim Arifit, pasi ky i fundit e thumboi dhe e akuzoi rëndë sot gjatë vizitës në SHBA. Arifi tha se nuk e gjeti as Bislimin, e as kompaninë e tij që merren me lobim për të drejtat e shqiptarëve në Luginë të Preshevës.
Faton Bislimi në një prononcim për Gazetën Insajderi e quajti Arifin “telall të Beogradit“, derisa tha se deklaratat e kreut të Preshevës janë vazhdmësi e punës antikombëtare.
“Krejt çka mundem të them është se këto janë veçse vazhdimësi e punës antikombëtare te telallit te Beogradit! Sa here që në arrijmë suksese kulmore për Luginën, ky tenton te baltos gjithçka. Së fundi ishte shpërfaqja zyrtare e preokupimit amerikan për çështjen e Luginës nga Përfaqësuesja Speciale e SHBA-ve në Konferencën e OSBE-se në Vashavë me 11 tetor“, tha ai
Tutje, Bislimi tregoi se e ka paditur për shpifje Arifin dhe se do t’ia shtoj edhe këto prova të fundit
“Unë i kam reaguar njëherë zotnis në fjalë me një shkrim të titulluar “Selam Telallit te Beogradit” dhe s’mund te merrem më me të! E kam paditur edhe për shpifje dhe asaj padie do t’i shtohen edhe këto prova të fundit. Kemi pune shumë më të mëdha e me të rëndësishme kombëtare për të bërë! Ky le ta vazhdon misionin e tij antikombëtar në vijë me Vulinin e Vuçiqin, e ne do e vazhdojmë punën tonë për vëllezërit e motrat tona në Luginë të Preshevës dhe për kauzën e tyre kombëtare“, u shpreh Bislimi për Insajderin.