POLITIKATË FUNDIT

Edhe dy aktgjykime me kusht në rastin “Perandoria”, duhet t’i paguajnë vetëm shpenzimet gjyqësore

Gjyqësor, gjykata, drejtësi
Ilustrim

Lajmi për marrëveshjet e “kapitalistëve” në rastin “Perandoria”, Jordan Kamçev dhe Sasho Mijallkov në qershor të këtij viti, e fshehu informatë se përveç tyre, janë miratuar edhe dy aktgjykime të bazuara në marrëveshje. Njëra është për drejtorin e “Beton Shtip”, Vançe Mijallçev, ndërkaq tjetra për Liljana Gajdovskën nga ndërmarrja e Kamçevit “Kara Sh.A.”, zbuloi BIRN, transmeton Portalb.mk.

Të dy plotfuqishëm të dënuar se e kanë keqpërdorur detyrën dhe autorizimin zyrtar, kanë marrë dënim me burg me kusht prej 1 viti, e cila nuk do të kryhet nëse në tre vitet e ardhshme nuk do të dënohen për vepër tjetër penale.

Aktgjykimit i ka paraprirë marrëveshja me prokuroren Lile Stefanova.

Në aktgjykimin që BIRN e ka marrë nga Gjykata Penale për Mijalçev, shkruan se ai është elektroinxhinier i diplomuar, drejtues i ndërmarrjes “Beton” nga Shtipi, pa pronë dhe i padënuar, ndërkaq për Gajdovskën se është juriste dhe drejtoreshë e ndërmarrjes, e cila, përveç për këtë rast nuk ka ngarkesë tjetër penale.

Mijallçev konfirmoi se në vitin 2013-të bashkë me Cvetan Pandeleskin dhe Zoranço Mitrevskin si anëtarë të atëhershëm të Sh.A. “Beton Shtip” për firmat kontroverse “Eksiko” dhe “Ezimit Holding” kanë përfituar 4 milionë euro, me çka kanë dëmtuar 150 aksionarë pakicë.

Në atë, u ka ndihmuar Gajdovska dhe Kamçev, i cili në aktgjykim është theksuar si dëshmitar – bashkëpunëtor i drejtësisë.

Mijallçev dhe Gajdovska duhet të paguajnë paushall gjyqësor prej 5.000 denarëve dhe shpenzimet e procedurës penale, gjegjëissht ekspertizën në vlerë prej 890.000 denarë.

Ndryshe, hetimi për çështjen “Perandoria” pas tre vitesh e gjysmë përfundoi në prill të vitit 2021. Me hapjen e hetimeve, Kamçevit iu ngri pasuria, ndërsa pas përfundimit të saj, gjykata e pranoi kërkesën e prokurorisë dhe i ngriu pasurinë e Sasho Mijallkovit në vlerë rreth 32 milionë euro. Kamçev u pajtua me Prokurorinë për pjesën e evazionit fiskal dhe për këtë u dënua me një vit burg dhe përmes DAP-it i pagoi shtetit rreth 5.2 milionë euro.

Në rastin “Perandoria” të dyshuar ishin Jordan Kamçev, Sasho Mijallkov, Nenad Josifoviq, Cvetan Pandeleski, Ratka Kunoska – Kamçeva, Hristina Kamçeva – Stojçeska, Zorica Arsovski, Liljana Gajdovska, Vlladisllav Stajkoviq, Todor Mirçevski, Dejan Janev, Vançe Mijallçec dhe Jovançe Taskovski.

Në prill të vitit 2021 u shpall dhe aktgjykimi për rastin “Parcelat në Vodno. Sipas vendimit të Gjykatës të gjithë të akuzuarit u shpallën fajtorë. Kamçev në këtë rast u dënua me 1 vjet burg.

  • LEXO: “Parcelat në Vodno”, Gruevski u dënua me 7 vjet burg, Mijallkov me 1 vjet e 3 muaj dhe Kamçev me 1 vjet

Gjithashtu për “Parcelat në Vodno” u dënuan edhe ish kryeministri Nikolla Gruevski me 7 vjet burg, ish shefi i Policisë Sekrete, Sasho Mijallkov me 1 vjet e 3 muaj burg, Risto Novaçevski me 2 vjet burg me kusht dhe Nenad Josifoviq me 2 vjet burg me kusht.

Sipas aktakuzës, në periudhën nga qershori 2006 deri në tetor 2012, Gruevski si kryetar partie, në vend që t’i paraqesë paratë si donacione të pranuara në VMRO-DPMNE, ai ka siguruar për vete 1,3 milionë euro (79.972.140 denarë), e më pas ato para i ka lëshuar në qarkullim dhe ka blerë parcela të tokës në Vodno. Bëhet fjalë për tokë në të cilën ka pasur një pyll, i cili me ndryshimet në Planin e Përgjithshëm Urbanistik (PPU) është shndërruar në tokë për ndërtim. Përveç pronës në Vodno, aktakuza përfshin edhe dy banesa në kryeqytet dhe dy parcela në Krushevë për të cilat prokuroria pretendon se pronari i vërtetë, gjegjësisht Gruevski, fshihej.

S. B. Send an email 16:50, 08-12-2022

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *