Për shkak qirave të larta dhe kushteve të këqija, nesër do të protestohet në tregun “Kvantashki”
Qiraxhinjtë e tezgave në tregun “Kvantashki” në Shkup, nesër prej orës 6 deri në orën 9 do të protestojnë përpara hyrjes së tregut për shkak, siç thonë ata, sjelljes së paligjshme të udhëhqësisë së tregut, njofton Portalb.mk.
Ata në kumtesë deri te mediat thonë se në treg nuk ekzistojnë kushte elementare për punë, si për qiraxhinjtë, ashtu edhe për bujqit individual – prodhues dhe shitës.
“Nuk ekziston rrjet kanalizimi kështu që edhe gjatë shiut më të vogël vjen deri te vërshimi i rrugicave, por edhe të magazinave tona dhe në këto kushte ne nuk mund ta kryejmë veprimtarinë tonë, gjegjësisht ta shesim mallin. Edhe pse pronari dhe udhëheqësia e tregut “Kvantashki” kanë premtuar kushte më të mira për të gjithë të interesuarit, për fat të keq asgjë prej asaj nuk është premtuar. Nuk ekziston numër i mjaftueshëm i nyejve sanitare, gjegjësisht ekziston vetëm një, por edhe ai është larg standardeve për higjienë personale, gjithashtu nuk ekziston tualet i ndarë për meshkuj dhe femra”, thonë qiraxhinjtë duke shtuar se uji për pije është ndaluar dhe në vend të saj është hapur bunar.
Ata theksojnë se u është dhënë premtim për mbulimin e plotë të vendeve me qira, por as ai premtim nuk është realizuar.
“Në lidhje me çmimin për qira vlerësojmë se është shumë e lartë si për ne, ashtu edhe për rezervim të vendeve bujq individual dhe e njëjta është 500 denarë për metër katror. Përveç kësaj, gjatë çdo hyrjes në treg duhet të paguajmë mjete shtesë, ndërkaq nëse automjeti i cili është i paraqitur nga ana jonë për nevoja personale ka defekt dhe vijmë me automjet tjetër, duhet ta paguajmë shumën e plotë për hyrje e cila është 300 denarë për automjet dhe deri në 1.500 denarë për furgon. Në këtë mënyrë, ngarkohen financiarisht edhe bujqit individual të cilët e sjellin mallin në treg dhe gjithsesi edhe blerësit. Dhe në këto kushte – pakushte, udhëheqësia e tregut “Kvantashki” planifikon që të vendos pagesë shtesë me vendosjen e aparateve për hyrje dhe dalje nga tregu për çdo orë të kaluar, që është shumë”, thonë qiraxhinjtë.
Ata apelojnë deri te pronari dhe udhëheqësia e tregut “Kvantashki” të vijnë dhe të bisedojnë për problemet dhe të njëjtat të zgjidhen në interes të të gjitha palëve.
Protesta e nesërme vjen pas asaj të 6 dhjetorit kur tregtarët protestuan për të njëjtat arsye.
S. B. Send an email 15:11, 08-12-2022