INTERESANTETË FUNDIT

Amerikani fiton mbi një miliard dollarë, të gjithë po pyesin kush e fitoi xhekpotin e lotarisë?

Një lojtar i lotarisë amerikane “Powerball” nga Kalifornia fitoi xhekpotin prej 1.08 miliardë dollarësh (960 milionë euro), që është fitimi i tretë më i madh në historinë e kësaj loje fati në SHBA.

New York Post citon deklaratën e Lotarisë së Kalifornisë, se bileta fituese është shitur në marketin “Las Palmitas” në qendër të Los Anxhelosit, dhe në rrjetet sociale janë shfaqur fotot e atij dyqani dhe pyetja se kush mund të jetë fituesi me fat, transmeton Telegrafi.

Thuhet se miliarderi i sapokrijuar do të mund të zgjedhë midis dy opsioneve, që është të marrë të gjithë shumën në një ditë pagese të përcaktuar nga lotaria, që do të thotë se do të duhet të presë për të marrë pasurinë, ose të marrë një pagesë të menjëhershme në para prej 558.1 milionë dollarësh.

Pjesëmarrësit në lojërat e fatit në SHBA dita-ditës po rritet, për faktin se po e konsiderojnë si mënyrën më të lehtë për të fituara para të majme.

Ndërsa fitorja e fundit është bërë kryelajm i mediave amerikane, ndërsa akoma nuk është zbuluar identiteti i fatlumit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *