OPINIONTË FUNDIT

Rrëfimi ekskluziv i Driton Talit: “Ka ardhur koha që disa gjëra të bëhen publike”

Dirton Tali, një ndër deputetët e parë që nënshkroi Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës, ka ndarë detaje nga prapaskenat e shpalljes së shtetit, duke rikthyer në vëmendje momentet kyçe të 17 Shkurtit 2008.

Tali ka deklaruar për “Bota sot”, se ka ardhur koha që disa gjëra të bëhen publike nga dëshmitarët okularë, përfshirë edhe caktimin e datës.

“Mendoj se është ardhur koha që disa gjëra (natyrisht jo të gjitha) të shpalosen tashti nga dëshmitarët okular, si bie fjala caktimi i datës.

Sipas një deputeti të nderuar, i cili në atë kohë ishte nënkryetar Kuvendi, datën e ka caktu Zyra Amerikane. Ai pati thënë “se antëtarët e kryesisë së Kuvenind janë marrë në telefon disa ditë më parë dhe ju është komuniku takimin për informim”.

Sipas tij “pas komunikimit të datës (17 shkurt), ditës (e Diel) dhe sqarimit se pse, dhe se sa shtete do na njohin pa u gëdhi dita e punës në selinë e OKB’ës, kemi fol tre veta (ai në mesin e tyre) dhe jemi dalë”. Për të vazhduar me “kemi qenë të njoftuar se i tërë takimi është i regjistruar në video dhe audio”.

Dhe siç dihet pastaj ajo datë shpejtë u shndrrua në “sekret publik”. Duke ju dhënë afat sidomos Mërgatës për t’i organizu udhtimet e tyre”, ka thënë ai.

Gjithashtu, Tali ka shtuar se deputetët ishin njoftuar me mesazh një ditë më parë dhe u kërkua të vishnin kostume të errta me kollare të kuqe.

“Zyrtarisht neve deputetëve na pati ardhur sms një ditë më parë, edhepse të gjithë e dinim bile edhe çfarë “uniforme” (kostume të errta – nëse jo krejt të zeza me kollare të kuqe) duhet të kishim.

Sa i përket ndjenjave të gjithë ishim në “qiellin e shtatë”. Unë personalisht isha edhe përtej – përtej Nirvanës. Ishte një ndjenje që nuk shpjegohet dot me fjalë”, ka shpjeguar ai.

Në fund, Tali zbuluar se si kishte mësuar se disa politikanë serbë ishin prezantë në Kosovë.

“Por, dikur ka fundi i ceremonisë disa miq ndërkombëtar më lajmëruan për politikanët serbë që kishin ardhur në Kosovë, si në Graqanicë e vendbanimet tjera me serbë, edhe pse më siguruan se ishin nën përcjellje dhe vëzhgim të plotë, por megjithate mend filluan të më shkonin gjithkah.

Për mos ta zgjatur shumë, se njeriu mund të shkruaj roman për atë ditë, sepse shumëçka ndodhi: ishte shumë ftohtë; torta e madhe; sheshi plotë njerëz; të ardhur nga gjithandej; më kujtohet ardhja e vlojanëve të veshur me tesha kombëtare (fustanella); atë ditë vorroset edhe një njeri shumë i mirë, Mustafë Sopi, njeri që i pati dhënë shumë Kosovës, baba i heroit tonë Sokol Sopit, dhe vjehrri i Calit (Sali Mustafës) etj etj”, ka përfunduar Tali.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *