OPINIONTË FUNDIT

Osmani ndërmjetëse e pajtimit të Trump me Ramën? Bytyçi vjen me deklaratë të fortë për presidenten – përmend edhe Kurtin!

Udhëtimi i Vjosa Osmani dhe Edi Rama drejt Uashingtonit ka ndezur spekulime të mëdha në skenën politike.

Në fokus është roli i mundshëm i Osmanit si ndërmjetëse e një pajtimi midis Donald Trump dhe Ramës — një veprim që, sipas profesorit Enver Bytyçi, mund ta vështirësojë vazhdimin e mandatit të saj të dytë presidencial.

Në këtë situatë, Albin Kurti mund të ketë të drejtën të propozojë një kandidat tjetër për president, nëse Osmani humb virtytin e qëndrueshmërisë dhe konsistencës në politikën e saj, përcjell “Bota sot”.

Shkrimi i plotë

Vjosa Osmani dhe Edi Rama udhëtuan për në Uashington. Selia e Bordit të Paqes është destinacioni. Aty do të jetë edhe Donald Trump.

Por është ende e panjohur çfarë do të ndodhë: – A do bëhet Vjosa ndërmjetëse e pajtimit të Donald Trump me Edi Ramën?! Nëse po, ajo do ta vështirësojë vazhdimin e një mandati të dytë si presidente e Republikës së Kosovës! Dhe në këtë rast Albini do të kishte të drejtë të bënte një zgjedhje tjetër, sepse presidentja fo humbiste virtytin e të qenit kondistente në qëndrimet dhe politikat e saj!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *