SPORTITË FUNDIT

Gazeta spanjolle befason për Vedat Muriqin, ja vlera milionëshe rekorde dhe fotografia që po çmend

Vedat Muriqi është futbollisti i parë shqiptar që ka thyer të gjitha rekordet në një kampionati elitar siç është Spanja.

Media e madhe spanjolle “Marca” ka befasuar me një fotografi për Vedat Muriqin pas ndeshjes me Betisin e Sevillës.

“Nuk ka vend për një menaxher më shumë në anijen e “Piratit”!

ImageFoto galeri
Media “Marca” publikon kësisoj foton e Vedat Muriqit

Vedat Muriqi ka kompletuar “hipjen” e tij në Top 5 të Movistar Fantasy Marca, duke vazhduar sezonin e jashtëzakonshëm në LaLiga.

Goli i tij spektakolar me kokë ndaj Real Betisit nuk e pengoi RCD Mallorca-n të bjerë në zonën e rënies, por i mundësoi sulmuesit nga Kosova të grumbullojë edhe më shumë pikë dhe tifozë në lojën fantasy”, shkruan media spanjolle “Marca”.

“Me 16 gola në 24 javë, ai ka barazuar rekordin e tij më të mirë realizues në LaLiga dhe ka hyrë në Top 5 sipas pikëve totale.

“Pirati” ka arritur në 157 pikë në ligën zyrtare Top Marca (vlerësime të gazetarëve + statistika), duke u renditur pas futbollistëve:
Kylian Mbappe (266 pikë)
Lamine Yamal (223 pikë)
Vinícius Júnior (167 pikë)
Pablo Fornals (60 pikë)

Me mesatare 6.8 pikë për ndeshje, 31-vjeçari (194 centimetra) ka përmirësuar ndjeshëm mesataren nga dy sezonet e kaluara (4.5 dhe 5).

Ai e nisi LaLigën me një vlerë tregu prej 26.6 milionë euro dhe tani vlerësohet me 61.1 milionë euro, duke hyrë në Top 8 lojtarët me rritjen më të madhe të vlerës gjatë vitit të fundit.

Këtë sezon ka kaluar shifrën e 10 pikëve në pesë javë, me rekordin në javën e 20-të, kur realizoi “hat-trick” ndaj Athletic Bilbao (17 pikë).

Me golin ndaj Betisit, Muriqi ka arritur në kuotën e 50 golave në elitën e futbollit spanjoll dhe vazhdon të jetë i dyti në garën për Trofeun “Pichichi” të Marca-s, shtatë gola pas Mbappes”, shkruan më tutje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *