OPINIONTË FUNDIT

AnaIisti demanton Përparim Ramën, nxjerr dokumentin: Komuna e Prishtinës tek sot dorëzoi buxhetin në Ministrin e Financave

Analisti Kuntim Zebica e ka demantuar Kryetarin e Prishtinës, Përparim Ramën sa i përket Buxhetit të Prishtinës. Sipas Zebicês, buxbeti është dërguar tek sot në Ministrinë e Finacave.

Postimi i plotë:
Sot, më 18.02.2026, Komuna e Prishtinës e ka dërguar zyrtarisht buxhetin për vitin 2026 në Ministrinë e Financave. Kuvendi i saj Komunal e ka votuar më 6 shkurt 2026, ndërsa zyra ligjore e komunës ka marrë pothuajse dy javë për verifikim dhe trk sot e ka nisur për në ministri.

Ndërkohë, këto ditë kemi parë konferenca për shtyp nga kryetari sharlatan e fjalime në Kuvendin e Kosovës kinse qeveria nuk po e voton qëllimisht buxhetin e Prishtinës. Të gjitha të pavërteta. Ky dokument i hudh poshtë krejt deklarimet e tyre.

Sinqerisht, kur e them që Përparim Rama është ndër politikanët me logjikën publike dhe ligjore më sharlataneske që nga ekzistimi i institucioneve tona, nuk po bëj hajgare. E dëshmon pothuajse çdo ditë, në çdo veprim.

Prishtina, fatkeqësisht, po i vuan dhe do t’i vuajë gjatë pasojat e kësaj qeverisjeje sharlataneske.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *