OPINIONTË FUNDIT

“Ushtar Kavaja” dha jetën për çlirimin e Kosovës, dalin fotot e papublikuara më parë: Takimi dhe puthja e fundit e Indrit Carës me prindërit e tij

Historia e Indrit Carës, i njohur ndryshe si “Ushtar Kavaja” i cili humbi jetën e tij duke luftuar për Pavarësinë e Kosovës, nuk kishte si të lihej në hije në këtë datë të rëndësishme për vendin.

Gazetari Marin Mema, përmes një postimi të bërë në rrjetin e tij social në Instagram , ka publikuar disa foto të Indrit Carës, në mesin e tyre dhe momentet e fundit që ai kaloi me prindërit e tij.

“Puthja e fundit e nënës” e titulloi gazetari Mema postimin e tij.

Pas disa viteve jetë në Angli, Indrit Cara më 26 janar të 1999 u kthye për herë të fundit në shtëpinë e tij pasi zgjodhi që të kontribuoonte në çlirimin e Kosovës.

Mbrëmjen e 26 janarit, Indrit Cara ishte i detyruar të gënjente priondërit e tij se të nesërmen do të ikte sërish nga shtëpia për të përmbushur misionin e tij si shoqëruesi i dy gazetarëve britanikë.

Mirëpo e vërteta ishte ndryshe, Cara kishte zgjedhur që të bëhej pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që të luftonte për pavarësinë e vendit.

Pa e ditur që ishte përqafimi i fundit, ndonëse ishte e pritshme sepse po bëhej pjesë e një lufte të përgjakshme, mëngjesin e 27 janarit “Ushtar Kavaja” përqafoi për herë të fundit dy njerëzit që e sollën në jetë, nënën dhe babain e tij.

Indrit Cara vdiq në moshën 28-vjeçare duke lufftuar për pavarësinë e Kosovës, e cila u shënua poara 18 vitesh.

Postimi i plotë i gazetarit Marin Mema:

Puthja e fundit e nënës

Në 26 janarin e vitit 1999 djaloshi u kthye për herë të fundit në shtëpinë e tij… Prej disa vitesh jetonte mirë në Angli… punonte, gëzonte, ruante e ndihmonte edhe familjen në Shqipëri! Në 26 janar, një ditë e ftohtë… ai u shfaq në portën e shtëpisë pa lajmëruar nënën e babain. Kish mall për ta, mall që dallohet në këto fotografi të po asaj mbrëmje! Djaloshi u përqafua, qëndroi me ta, foli e diskutoi si në kohët e vjetra, hoqi sadopak mallin…

Të nesërmen u çua herët, sepse siç u tha prindërve, do të shoqëronte dy gazetarë britanike! Në fakt nuk ishte e vërtetë…. Ai kishte marrë një vendim!

Djaloshi kishte vendosur të shkonte në luftë, në Kosovë, mes rradhëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës! Nënës e babait nuk u tha asgjë! Nuk donte që ata të kalonin netë të gjata pa gjumë, me sytë e zemrën plot brengë.

Në mëngjesin e 27 janarin ai doli nga porta e shtëpisë… I përqafoi sërish prindërit me premtimin se shpejt do të kthehej! Zbriti ngadalë dhe u nis drejt Tiranës… nga aty drejt pikës së mobilizimit në Kukës e pak javë më pas drejt frontit.

Ai u vendos në frontin e parë… qëndroi, u përball e luftoi si një luan i vërtetë… deri në 31 mars 1999. Në atë ditě të mërkurë me luftime të ashpra, goditja e pabesë e një minahedhësi i shkaktoi vdekjen! I riu asokohe vetëm 28 vjeçar, ra në fushëbetejë! Djaloshi quhej Indrit Cara, “Ushtar Kavaja”… ai ra për të mos vdekur kurrë!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *