OPINIONTË FUNDIT

Prokurori Tieger për Selimin: Gëzonte shumë respekt, kishte kontakte me Adem Jasharin

Prokurori Alan Tieger, e përshkruan Rexhep Selimin si person me lidhje të ngushta me Adem Jasharin dhe me rol të rëndësishëm në fushëbetejë dhe si dikush që gëzonte shumë respekt dhe besueshmëri nga luftëtarët.

Sipas Prokurorisë, Selimi ka qenë organizator dhe pjesëmarrës në sulmet e vitit 1997 kundër forcave serbe.

“Ai gëzonte shumë respekt si ish i burgosur politik.

Ndonëse ai ka pasur profil ligjor në LDK në vitet ’90, ai kishte kontakte me Adem Jasharin më 1991 dhe ishte përfshirë në UÇK prej 1993 dhe na ka shpjeguar se iu bashkua Shtabit të Përgjithshëm më 1997.

Dhe ja, kështu u bënë bashkë të akuzuarit dhe ata vepronin në mënyrë kolektive”, ka thënë Tieger.

Dita e sotme e seancës është rezervuar për Prokurorinë për deklaratat përmbyllëse e cila do të vazhdojë edhe nesër duke pasuar më pas me deklaratat e Mbrojtësit të Viktimave. Ndërsa, e mërkura është rezervuar për deklaratat përmbyllëse të mbrojtjes së Thaçit dhe asaj të Veselit e që kjo e funndit do të vazhdojë edhe të enjten për të pasuar më pas me Krasniqin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *