OPINIONTË FUNDIT

Profesor Ymeri flet për qeverinë e re, komenton numrin e ministrive…

Prof. Dr. Eshref Ymeri ka reaguar pas krijimit të qeverisë së re në Kosovë, duke veçuar dy çështje që, sipas tij, “lënë shije jo të mirë”.

Në një prononcim për ‘Bota sot’, Ymeri shpreh habinë për numrin e ministrive në raport me popullsinë e vendit.

“Janë dy gjëra që më bëjnë përshtypje jo të këndshme,” deklaron ai.

“Së pari, si është e mundur që populli dardan të mbajë me paratë e veta një administratë qeverisëse me 17 ministri, kur dihet që Dardania ka një popullsi prej 1.586.659 banorë?”

Ai e vë theksin në krahasimin me një nga shtetet më të mëdha të Bashkimit Evropian, duke e konsideruar disproporcionin të pajustifikueshëm.

“Ndërkohë, Italia, me një popullsi prej 58 782 813 banorë, sipas të dhënave statistikore të vitit 2023, ka një administratë qeverisëse me 15 ministri. Ky është një kontrast që të bën të reflektosh seriozisht,” thekson Ymeri.

Akademiku ndalet gjithashtu te përfaqësimi gjinor në kabinetin qeveritar, duke e cilësuar të pamjaftueshëm rolin e grave.

“Së dyti, në përbërjen e qeverisë mbizotëron mashkullizmi, ndërsa feminizmi përfaqësohet vetëm me katër Zonja. Duhet më shumë respekt për feminizmin,” shprehet ai.

Sipas Prof. Dr. Ymerit, përmasat e administratës dhe balanca gjinore janë elemente që meritojnë debat publik dhe reflektim institucional.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *