Opozita dhe Lista serboshqipfolëse votuan hapur në unison kundër Qeverisë së zgjedhur me vullnetin e shumicës së popullit
Një reagim ndaj deputetit të AAK-së rreth kritikave për numrin e madh të ministrive të kësaj Qeverie, duke harruar Qeverinë në kohën e shefit të tij partiak dhe ish-kryeministrit z. Haradinaj, kabineti i të cilit kishte 21 ministra dhe 50 zëvendësministra, që i bie gjithsej 71 poste ministrore. Ai, duke e krahasuar me Kinën, mendova se ende e ka në mendje atë qeveri; prandaj duhet ta përmirësojë në kokë, sepse po ajo qeveri kishte bërë edhe shumë skandale të dëmshme për shtetin, që nga falja e 8200 hektarëve Malit të Zi deri te caktimi i terroristit Millan Radojçiq përgjegjës për pjesën veriore të Dardanisë.
Lista serboshqipfolëse ishte dhe është partneri i përhershëm i opozitës, siç u vërtetua edhe gjatë votimit të Qeverisë në Parlament, ku e tëra ishte rreshtuar në anën e saj, për turpin e tyre, që nënkupton edhe në anën e Serbisë. A do të thotë se frika e opozitës ndaj kësaj Liste nënkupton se është e shantazhuar? Ku është arsyeja?
Keni heshtur gjatë gjithë kohës ndaj këtij grupi terrorist (shtrohet pyetja: pse Prokuroria e shtetit nuk ndërmori veprime hulumtuese për ta kualifikuar ashtu siç është, por heshti), duke e lënë VV-në vetëm për ta dëmtuar politikisht, përderisa Prokuroria e shtetit nuk ndërmori masa hetimore; ndërsa kur Gjykata Kushtetuese ia hapi derën këtij grupi antidardan sipas direktivave të Serbisë, duke e sulmuar VV-në si në rastin e dhisë dhe deles kur e kapërcenin jazin.
Parlamenti duhet t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese me kërkesë me shkrim për sqarim se a janë deputetët e Listës serboshqipfolëse deputetë legjitimë, përderisa nuk e dhanë e as nënshkruan betimin, që nënkupton se nuk e njohin Republikën e Dardanisë.
Sipas kësaj, opozita e konsideron Listën serbe si partnere legjitime edhe kur bën veprimtari antidardane. Kjo është faqja më e zezë e juaja në raport me shtetin, i cili, për t’u liruar nga thundra serbe, Dardania dha heronj e martirë në luftën e fundit të UÇK-së, të cilës Gjykata Speciale raciste ua ndau secilit nga 45 vjet burgim, sikur kjo të ishte ndonjë dhuratë e jo burg i përjetshëm. Përderisa kriminelëve të vërtetuar serbë gjatë gjykimit të tyre në Hagë nuk ua shpërndanë kësilloj “dhuratash”.
Por faji ishte edhe se ajo nuk duhej të formohej e legjitimohej duke u votuar nga Parlamenti ynë, sepse po thirret në emër të Kushtetutës, ligjeve dhe në emër të popullit. Absurd. Turpi do t’ju mbetet i përhershëm në aleancë me këtë listë terroriste, të cilën nuk e luftuat me kohë, ndërsa tani keni hyrë në marrëdhënie partneriteti nga i cili nuk mund të shkëputeni si pasojë e lidhjeve dhe marrëveshjeve politike të mëhershme, të cilat po e rëndojnë Dardaninë nga marrëveshjet obligative nën vulën e ndërkombëtarëve.
Pas gjithë këtyre skandaleve, më në fund Parlamenti, në mënyrë pothuajse unike, ndërmori një veprim patriotik dhe unifikues jo vetëm në spektrin e brendshëm dardan, por edhe gjithëkombëtar, duke i miratuar dy rezoluta nga dy shtetet, ai shqiptar dhe ky dardan, rreth procesit të një gjykimi pa precedent kundër krerëve të UÇK-së.
Pasi këto veprime ndodhën para këtij shkrimi, mbeti në pjesën e fundit të këtij artikulli, i cili do të duhej të ishte kryetitulli.
Me këtë rast, dua të përgëzoj zgjedhjen e Parlamentit, Qeverisë dhe organeve ndihmëse, të cilët menjëherë pas konstituimit, në kohë rekord, sollën vendime super të rëndësishme për shtetin dhe qytetarin, të cilat opozita kapriçioze gati një vit i prolongoi për mosvotimin e Kryeparlamentares znj. Albulena Haxhiu, njëra ndër më të votuarat, që më në fund u votua. Dëmet që i sollët shtetit tani po vërehen pas votimit, për çka miqtë tanë ndërkombëtarë, në radhë të parë SHBA-të, na uruan e përgëzuan, duke na shprehur gatishmërinë që menjëherë të fillojmë bashkëpunimin e menjëhershëm.
E përgëzoj Kryeparlamentaren znj. Albulena Haxhiu, Kryeministrin z. Albin Kurti dhe tërë Kabinetin Qeveritar, duke iu dëshiruar punë të mbarë dhe të suksesshme.
Urimi ndër të parët që erdhi ishte nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me gatishmëri për bashkëpunim, që është sinjal inkurajues, duke shprehur përkrahje dhe një risi në marrëdhëniet bilaterale të sinqerta në situatën aktuale, ku Republika e Dardanisë u tregua aleat i sinqertë, i sigurt dhe bashkëpunues me mikun tonë më të rëndësishëm e të fuqishëm, garantues për prosperitet në marrëdhëniet ndërkombëtare, duke na inkuadruar në mesin e shteteve më të fuqishme ekonomike, ushtarake e demokratike, si dhe në njohje të reja me rëndësi të veçantë.
Edhe një herë nga zemra, urime, punë të mbarë dhe të suksesshme.
Hafiz Shala
New York
12 shkurt 2026
